Thursday, April 24, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA Një test gjaku parandalon lindjen e parakohshme

 Një test gjaku parandalon lindjen e parakohshme

Studiuesit amerikanë dhe danezë njoftuan se kishin realizuar një test gjaku, jo shumë i kushtueshëm, që mundëson parandalimin në 80 % të rasteve nëse një grua shtatëzënë do të lindte një bebe prematurë, sipas një studimi. Edhe pse studime të tjera janë të nevojshme para se testi të jetë gati për t’u përdorur në shkallë të gjerë, ekspertët konfirmojnë se ai ka potencialin për të reduktuar numrin e vdekjeve dhe komplikacioneve të shkaktuara nga 15 milionë lindje të parakohshme në vit në mbarë botën. “Testi mund të përdoret gjithashtu për të përcaktuar datën e lindjes së nënës në mënyrë më të besueshme dhe më pak të kushtueshme se ekografia”, thekson raporti i publikuar në revistën ”Science”. Testi mat aktivitetin e gjeneve të nënës, të placentës dhe të fetusit duke vlerësuar nivelet e ARN-së pa qeliza, që janë molekula që transportojnë instruksionet gjenetike të trupit. “Ne kemi konstatuar se një grup gjenesh janë shumë parashikuese përsa i përket grave me rrezik për një lindje të parakohshme”, deklaroi Mads Melbye, bashkautor kryesor, profesor i ftuar në Universitetin e Stanfordit dhe drejtues i Statens Serum Institut à Copenhague. “Kam kaluar shumë kohë për shumë vite duke punuar për të kuptuar lindjen e parakohshme. Ky është progresi i parë shkencor real dhe domethënës për këtë problem që prej shumë kohësh”, theksoi ai. Një tjetër hulumtues në këtë studim është Stephen Quake, profesor i bio-inxinierisë dhe fizikës aplikuar në Universitetin e Stanford, ish-drejtues i një ekipi që ka krijuar një test gjaku për sindromin Down në 2008, sot i përdorur nga më shumë se tre milionë gra shtatëzëna në vit. Përcaktuar si një bebe që vjen në jetë të paktën tre javë para, lindja e parakohshme prek 9% të lindjeve në SHBA dhe është shkaku i parë i vdekjes para moshës pesë vjeçare tek fëmijët në mbarë botën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ