”Të prekësh” Diellin për të mbledhur disa ”rreze”: ky është momenti i jashtëzakonshëm i arritur nga ‘’Sonda Diellore Parker’’ e NASA-s që fluturoi nëpër pjesën më të jashtme të atmosferës së Diellit, koronë, duke marrë disa grimca magnetike si mostër. Lajmi u dha në një konferencë për shtyp në takimin e Unionit Gjeofizik Amerikan në New Orleans. Hapësira që kapërcehet nga sonda Parker është një kufi i padukshëm, por që përfaqëson një ‘piketa’ për studimin e Diellit dhe kalimin më të afërt të një sonde me yllin tonë. I ashtuquajturi kufi i atmosferës diellore, i njohur gjithashtu si sipërfaqja e Alfvenit, ai është kapërcyer dhe ndan dy ‘botë’: brenda grimcave të ‘kurthuara’ nga fushat gravitacionale dhe magnetike, dhe jashtë atyre që arrijnë të shpëtojnë nga tërheqja e Diellit dhe shpërndarja në hapësirë si një erë diellore. Të dhënat tregojnë se kalimi i parë i këtij kufiri ende pak të njohur do të ishte bërë më 28 prill 2021, kur sonda udhëtoi rreth 13 milionë kilometra nga sipërfaqja (18.8 rreze diellore). “Kjo është një kohë e shkëlqyer për shkencën diellore,” tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar i drejtorisë së NASA-s për misionet shkencore. “Ky moment historik jo vetëm që do të na sigurojë një pasqyrë më të thellë në evolucionin e Diellit dhe ndikimin e tij në Sistemin Diellor, por gjithçka që mësojmë për yllin tonë do të na mësojë gjithashtu shumë për pjesën tjetër të universit”, shtoi ai.
Një sondë e NASA-s ”prek” diellin
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on