Pas gjysmë shekulli pritjeje, një qasje e re terapeutike mund të revolucionarizojë trajtimin e sulmeve të rënda të astmës dhe përkeqësimeve të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD), shkruan salute.eu.

Astma është një sëmundje progresive e sistemit të frymëmarrjes e karakterizuar nga obstruksioni i pakthyeshëm i rrugëve të frymëmarrjes.

Një studim i ri i udhëhequr nga ”King’s Hospital” në Londër dhe i kryer në Universitetin e Oksfordit dhe ”Guy’s and St Thomas’ NHS Foundation Trust”, ka treguar se ilaçi biologjik benralizumab është më efektiv se fluksi i steroideve dhe redukton nevojën për trajtime të mëtejshme me 30%.

Ky antitrup monoklonal mund të revolucionarizojë trajtimin e astmës.

Rezultatet, të publikuara në revistën ”Lancet Respiratory Medicine”, u mirëpritën nga komuniteti shkencor si një zbulim i vërtetë.