Shkencëtarët britanikë kanë emërtuar një akullnajë, që po shkrihet me shpejtësi në Antarktidë, sipas Glasgout, qyteti skocez që sot pret konferencën globale për klimën COP26 të këtij viti, në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj ngrohjes globale, njoftoi sot Londra. Disa akullnaja të tjera pa emër u pagëzuan, gjithashtu, me qytetet që kanë pritur samite të rëndësishme klimatike, përfshirë Gjenevën, vendi i konferencës së parë ndërkombëtare për klimën, në 1979 dhe Berlinin, që priti Konferencën e parë të Palëve (COP), në 1995. “Duke e emërtuar këtë gjigant vezullues të natyrës me emrin e qytetit, ku njerëzimi javën e ardhshme do të mblidhet për të luftuar për të ardhmen e planetit, ne kemi një kujtesë të ashpër të asaj që po punojmë për të ruajtur”, tha kryeministri britanik Boris Johnson në një deklaratë. Ai tha se shpresonte për një “frymë përgjegjësie dhe ambicieje” për të mbajtur gjallë objektivin e kufizimit të ngrohjes globale në një maksimum prej 1,5 gradë Celsius, i krahasuar me nivelet paraindustriale. “Ne e dimë se, nëse vazhdojmë në rrugën aktuale të emetimeve, do të shkojmë drejt 2,7 gradëve të ngrohjes (deri në fund të shekullit)”, tha shkencëtarja Heather Selley, e cila monitoron akullnajat nëpërmjet satelitëve. “Pasojat që do të ketë kjo për intensitetin dhe rregullsinë e ngjarjeve, si thatësirat, përmbytjet, ciklonet, problemet me rendimentet e të korrave etj, janë bërë të qarta”, shtoi ajo. Studiuesit e Universitetit të Leeds theksoi se COP26 ishte vendimtar në kundërveprimin e këtij zhvillimi, për të parandaluar “një spirale në rënie me mbështetjen e vazhdueshme në lëndët djegëse fosile dhe pompimin e gazrave serrë në atmosferë”. Sipas hulumtimit të tyre, akullnajat përgjatë bregut Getz në perëndim të Antarktidës kanë humbur gjithsej 315 miliardë tonë akull gjatë 25 viteve të fundit, ekuivalente me 126 milionë pishina olimpike. Akullnaja e Glasgout është 104 kilometra e gjatë dhe, me një sipërfaqe prej 2 630 kilometra katrorë, rreth 15 herë më e madhe se qyteti skocez.
Një akullnajë në Antarktidë emërtohet Glasgou
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on