Nisma “Të shpëtojmë Shqipërinë” e shqiptarëve të Amerikës

0
1

Nisma e kësaj fushate qe marrë nga delegatët e “Vatrës”, Mehmet bej Konica dhe Mihal Turtulli. Në telegramin drejtuar “Vatrës”, ata theksonin: “Çlirimi dhe e ardhmja e Shqipërisë varen nga shqiptarët e Amerikës”. Thirrja e tyre për grumbullimin e 40 mijë dollarëve ishte e ngutshme në gjendjen që ndodhej Shqipëria asokohe. Kjo shumë do të shërbente për ngritjen e një Komisioni Shpëtimi.

“Të japim për nënën” ishte thirrja që depërtoi tek bijtë e Amerikës. 80 qendrat e “Vatrës” nën kryesimin e Kolë Tromarës iu përgjigjën pozitivisht thirrjes duke mbledhur të hollat që do të dërgonin nëpër Evropë delegatët shqiptarë për mbrojtjen e çështjes kombëtare, pa përfunduar ende Lufta e Parë Botërore