Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri deklaroi sot se kantieri i parë për ndërtimin e Automotoparkut të Elbasanit është gati. Ai theksoi se ka nisur puna për argjinaturën dhe pritat lumore të Automotoparkut. “Automotoparku i Elbasanit. Ja dhe kantieri i parë i argjinaturës dhe pritave lumore të Automoto parkut të parë shqiptar është gati, pjesë e një projekti me rëndësi madhore për Elbasanin dhe Shqipërinë, që do të ketë një impakt të shumanshëm në zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë dhe turizmit”, u shpreh ai. Automotoparku i i Elbasanit, i pari në Shqipëri, i cili po ndërtohet në Elbasan, po materializohet nën kujdesin e vetë FIA-s. Automotoparku i i Elbasanit do jetë me pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Do të përmbajë qendër eventesh, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë jashtë rruge, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta. Projekti po financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on