Falë një strategjie të mirëkonceptuar në orientimin e investimeve apo shërbimeve në këto 4 vitet e fundit, Pogradeci arriti të ngjitet me shpejtësi dhe të rreshtohet krah qyteteve me turizëm të zhvilluar. Kjo faktohet edhe nga shifrat në rritje nga viti në vit të numrit të pushuesve dhe vizitorëve.
Sipas bashkisë Pogradec, vetëm gjatë sezonit veror 2023, në këtë qytet qëndruan rreth gjysmë milioni turistë, vendas dhe të huaj. Kjo rritje kaq e madhe sigurisht që bazohet në shërbimet dhe investimet e bashkisë, bashkë me shërbimin në rritje të operatorëve turistikë.