Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENis ndërhyrja emergjente në kishën e Shëndëllisë

Nis ndërhyrja emergjente në kishën e Shëndëllisë

Pas miratimit të projektit, në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, filloi ndërhyrja emergjente në çatinë e kishës së Shëndëllisë, në Buhal të Përmetit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi se ndërhyrja filloi me heqjen e rasave të gurit dhe ngritjen e skelerisë për vijimin e punës, me pajantimin dhe heqjen e elementeve të çatisë, trarëve dhe mahive.

Kisha e Shëndëllisë (Kisha e Profet Ilisë) është objekt kulti, i shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, në fshatin Buhal. Ajo ndodhet në një bregore në anë të fshatit pranë lumit Vjosë. Kisha përbëhet nga naosi drejtëkëndësh i gjatë, në drejtim lindje-perëndim, narteksi thuajse kuadratik në perëndim të tij dhe një hajat i hapur me pilastra kuadratike në anën Jugore. Narteksi dhe hajati janë shtuar për herë të parë gjatë rindërtimit të kishës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments