Referuar “Indeksit të kushtimit në ndërtim”, publikuar sot nga INSTAT-i, kostot në ndërtim shënoi rritje me 1,2 %. Një vit më parë kostot në ndërtim shënuan rritje prej 4,1 %.
Të dhënat e INSTAT tregojnë për rritje të pagave në këtë sektor, pasi kompanitë e ndërtimit rritën shpenzimet për paga me 4,3%.
Shpenzimet e transportit u rritën me 2,3 %, ndërsa ato për makineri me 2,2 %.
Krahasuar me tremujorin e tretë të 2024-ë, kostot në ndërtim u rritën me 0,3 %.
Edhe për gjatë këtij tremujori vërehet tendenca e kompanive për pagesa më të mira për punonjësit.
Sipas INSTAT-it, shpenzimet për paga shënuan rritje me 2 %, ndërsa shpenzimet për makineri dhe transport me 0,8 % dhe 0,2 %.
Nga ana tjetër ulje shpenzimet për materiale ndërtimi shënuan ulje me 0,2 %