Nga e mërkura temperaturat do shkojnë deri në 42 gradë

0
61

Shqipëria do të përfshihet këtë javë nga një valë e të nxehtit, që sipas sinoptikanëve do të quhet si “java e ferrit”. Temperatura deri në 42 gradë Celsius parashikohet të regjistrohen veçanërisht në orët e drekës “Do të ketë rritje temperaturash gjatë mesditës, ditën e Premte do të shkojë 42 gradë Celsius në Elbasan, Berat, Gjirokastër apo edhe Fier. Tirana e Shkodra do t’i kenë temperaturat shumë pranë vlerës 41 gradë. Në zonat bregdetare temperaturat do të jenë disi më të ulëta.” Por kjo nuk do të jetë vala e vetme e të nxehtit që do të përfshijë vendin, pasi fundi i muajit do të sjellë një tjetër vale. “Vala e të nxehtit të zgjasë deri në 10 ditë, pas një ndërprerjeje nga fundi i Korrikut do të sjellë sërsh valë të nxehti. Është një muaj që do te ketë temperaturë shumë të larta.” Sinoptikanët parashikojnë që vala e dytë mund të sjellë rrezik për zjarre në zona të caktuara të vendit. Edhe në vendet e rajonit moti do të jetë me temperature të larta dhe pa reshje.