Java ka nisur me mot të qëndrueshëm, por pritet të ndryshojë në ditët në vijim. Meteorologu Hakil Osmani në një raportim pë “Ora News” thotë se e mërkura do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe reshje shiu në disa zona. Reshje dëbore priten në zonat malore. Sa i përket temperaturave, pritet rënie nga e mërkura. “E hëna dhe e marta mbeten në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh, kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë të hënën në Ultësirën Perëndimore. E marta do të ketë vranësira më të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime në orët e mbrëmjes duke bërë që të kemi prezente reshje të pakta shiu në zonat veri perëndimore.