Nga 1 janari i vitit 2023 qeveria do të nisë pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për nënat më 3 fëmijë të mitur. Kryeministri Edi Rama e bëri të ditur sot lajmin gjatë një deklarate për mediet, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. “Kemi marrë vendimin për të filluar nga janari aplikimin e një tjetër mase të konsultuar me publikun gjatë Këshillimit Kombëtar për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur, të cilave qeveria do t’u paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, sikur të ishin në punë”, tha Rama.
Nga 1 janari, nënave me 3 fëmijë të mitur u paguhen sigurimet
RELATED ARTICLES