Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër do të realizohen punime teknike në gypin e çelikut fi 600 mm Badoc – Prishtinë. Sipas njoftimit, realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. “Nesër, duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit. U kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen duhet lënë të rrjedhi për pak minuta për shkak se mund të vij i turbullt , deri në shplarjen e linjës”, thuhet në njoftim.http://ata.gov.al/2022/08/13/neser-pa-uje-gracanica-dhe-disa-fshatra-te-prishtines/
Nesër pa ujë Graçanica dhe disa fshatra të Prishtinës
RELATED ARTICLES