Në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gurra”, një nga shkollat më të vjetra të Korçës, janë drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e saj.
Rikonstruksioni përfshin të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës, duke përmirësuar klasat, laboratorët, hapësirat për mësuesit dhe palestrën moderne për aktivitetet sportive.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 42 kantiere ndërtimi të hapura në shkolla, ku po punohet së bashku me bashkitë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore.





