Nënstacioni elektrik i Hoxharës, në Fier është transformuar tashmë e janë dyfishuar kapacitetet.
Kjo situatë ka sjellë përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për rreth 20 mijë banorë.
Aktualisht nënstacioni elektrik 220/110 kV i Hoxharës në Seman, një investim i OST, është i lidhur me sistemin elektroenergjetik me dy linja 220 kV dhe kapacitet transmetimi rreth 700 MVA.