Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALENelson Mandela në 104-vjetorin e lindjes

Nelson Mandela në 104-vjetorin e lindjes

Miliona njerëz në mbarë botën kanë kujtuar sot Nelson Mandela, njeriun dhe liderin e lirisë dhe pajtimit, me rastin e 104-vjetorit të lindjes. Kombet e Bashkuara në vitin 2009 caktuan 18 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandela për të festuar ditëlindjen e tij dhe gjithashtu për të përkujtuar luftën kundër racizmit dhe diskriminimit. Për të nderuar Mandelën dhe kontributin e tij vetëmohues për njerëzimin, jugafrikanët nga të gjitha fushat i kushtuan 67 minuta nga koha e tyre vullnetarizmit për kauza të mira. Muhammed Desai, drejtor i grupit të të drejtave të njeriut “Africa 4 Palestine”, tha se organizata e tij do t’i kushtonte kohë kujtimit të frymës internacionale të Mandelës duke ngritur çështjen palestineze dhe pozicionin dhe mbështetjen e Mandelës për popullin palestinez. “Ne e dimë shumë mirë se liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve”, tha dikur Mandela. I lindur në fshatin Mvezo në provincën e Kepit Lindor, Mandela kaloi 27 vjet burg për shkak të kundërshtimin të regjimit të diskriminimit. Ai u bë presidenti i parë i Afrikës së Jugut i zgjedhur në mënyrë demokratike në vitin 1994./https://ata.gov.al/2022/07/18/bota-kujton-nelson-mandela-ne-104-vjetorin-e-lindjes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ