Wednesday, March 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMINegociohen detaje të zbatimit të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kroacinë

Negociohen detaje të zbatimit të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kroacinë

Në Tiranë u mbajt raundi i tretë i negociatave për dakordësimin e formularëve zbatues të marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë. Për palën shqiptare ato u drejtuan nga drejtore e Integrimit dhe Zbatimit të Marrëveshjeve me Jashtë, Loreta Shkëmbi, ndërsa për palën kroate nga ndihmësdrejtore, e Sektorit për Zbatimin e Rregulloreve të BE-së dhe Marrëveshjet e Sigurimeve Shoqërore, Antonija Krolo Vasilj. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se këto negociata u zhvilluan në frymën e plotë të bashkëpunimit. Janë rreth 3 mijë shqiptarë, të cilët punojnë në këtë vend që përfitojnë nga njohja e viteve të punës dhe shërbimet e tjera që siguron zbatimi i marrëveshjes. Marrëveshje e arritur u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve. Mundëson koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore në përputhje me standardet e legjislacionit evropian, gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrëlindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj. Janë mbi 3,000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Falë marrëveshjes, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar. Ajo bazohet në disa parime bazë si trajtimi i barabartë, ruajtja e të drejtave të arritura, bashkimi i periudhave të sigurimit, si dhe ofrimi i përfitimeve, brenda dhe jashtë shtetit të origjinës. Kroacia i shtohet kështu një sërë shteteve të tjera, me të cilat tashmë Shqipëria ka finalizuar marrëveshjet për mbrojtjen shoqërore, që sigurojnë njohjen e ndërsjellë të kontributeve, si edhe lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve sa i përket tregut të punës, në rajon e më gjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ