Në objekte arsimore të Elbasanit janë instaluar panele fotovoltaike të integruara për gjenerimin e energjisë elektrike. Janë 7 shkolla në Elbasan që prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike duke sjellë reduktimin e 54,000 kilogramë C02 në mjedis dhe kursim financiar. Paratë që kursehen nga energjia elektrike shkojnë drejtëpërdrejtë për investime në infrastrukturën arsimore dhe laboratore.
