Gjithnjë e më shumë turistë po shkojnë drejt Thethit, vizitorë vendas e të huaj, duke eksploruar një nga zonat më të bukura në vend. Thethi që pret sot qindra e mijëra turistë ofron për ta kisha, kulla ngujimi, shkolla, muze etnografik dhe qendër historike. Thethi ka një histori 2800 vjeçare, muza e studiuesve të huaj që prej vitit 1905, në 1966 është shpallur Park Kombëtare dhe me qendër historike që prej vitit 2017. Ngritja e një muzeu për njohjen e trashëgimisë kulturore, natyra dhe historia e bjeshkëve është një tjetër pikë e projektit zhvillimor që qeveria dhe bashkia e Shkodrës ka për Thethin. Ndërhyrja në rrjetin elektrik, rruga dhe projektet kulturore, të gjitha këto ndërhyrje, së bashku me paketën e madhe të qeverisë për malet do ta bëjnë Thethin një destinacion cilësor elitar dhe turistik.