Ndër strategjitë e ndryshme për të luftuar të nxehtin, një nga pyetjet më të shpeshta ka të bëjë me dushin: a është më mirë një dush i ftohtë apo një dush i nxehtë? Ndërsa përgjigjja mund të duket e qartë, provat shkencore dhe fiziologjike tregojnë një histori tjetër. Ja se cili lloj dushi është më efektiv për t’u përballur me temperaturat e larta dhe pse. Intuita e parë kur kemi shumë vapë është bërja e një dush të ftohtë për të ulur shpejt temperaturën e trupit, por kjo metodë mund të jetë kundërproduktive. Kur bëni një dush të ftohtë, enët e gjakut në lëkurën tuaj ngushtohen, duke zvogëluar aftësinë e trupit tuaj për të humbur nxehtësinë në të gjithë sipërfaqen e lëkurës. Ky proces komprometon një nga mekanizmat kryesorë të trupit për ftohjen e vetvetes: rrjedhjen e gjakut në lëkurë. Pra, pas një dushi me ujë të ftohtë , trupi do të përpiqet të ngrohet sërish, duke na bërë të ndihemi edhe më të nxehtë se më parë. Duket paradoksale, por një dush i vakët apo i nxehtë mund të jetë zgjidhja më e mirë për t’u freskuar gjatë vapës së verës. Uji i ngrohtë ndihmon në rritjen e rrjedhjes së gjakut në lëkurë, duke përmirësuar shpërndarjen e nxehtësisë. Një dush i nxehtë ose i vakët mund të jetë edhe më efektiv, edhe pse më pak miqësor ndaj mjedisit. Dushi i nxehtë nxit relaksimin, përmirëson cilësinë e gjumit dhe redukton tensionin e muskujve. Për më tepër, nxehtësia zgjeron enët e gjakut, duke përmirësuar qarkullimin dhe duke ulur ngurtësinë arteriale, një element thelbësor në parandalimin e problemeve kardiovaskulare