Ardiana Miho, 24 vjeç dhe e sapo diplomuar në veterinari, u bë pjesë e projektit “Në Fshat”, një nismë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Kjo eksperiencë e re për të, ishte tepër emocionuese që në fillim, duke prekur nga afër një realitet ndryshe të fshatrave dhe zonave rurale të vendit tonë. Fillmisht u intervistuan disa banorë në krahinën e Bjeshkëve të Nemuna të cilët kishin nevojë për trajnime apo ndihmë materiale/financiare që të mund të lehtësonin sado pak vështirësitë që hasin çdo ditë Falë këtyre të rinjve si Ardiana dhe ndërthurjes me projekte të tilla, zonat rurale dhe fshtatrat e Shqipërisë po marrin gjithmonë e më shumë vëmendje e promovim jo vetëm si prodhues të sektorëve të bujqësisë dhe blegtorisë por dhe potenciale turistike. Projekti “Në fshat”, solli për herë të parë një eksperiencë unike për studentët e Univeristetit Bujqësor, që patën mundësinë të eksploronin dhe jetonin eksperiencën e jetës në fshatra, pasi përgjatë udhëtimit në zonat më të largëta të Shqipërisë, zbuluan shijen tradicionale, traditat e zakonet popullore si dhe shumë miq të rinj. Për gjatë dy javëve që u zhvillua ky projekt, grupi i studentëve u ndal çdo ditë në një nga nëntë fshatrat e zonës Tropojë-Malësi e Madhe, si Shoshan, Lekbibaj, Rec, Tamarë, Gropat e Selcës, Lëpushë, Vermosh, Malësi e Madhe. Projekti “Në fshat” u mbështet nga qeveria gjermane, nëpërmjet GIZ në Shqipëri. Projekti sjell një perspektivë të re për studentët, që kontribuan në komunitetin rural. “Ndihmo një banor në fshat” apo promovimi i potencialit turistik në fshatra janë eksperienca që u ofrohen të rinjve për një periudhë dyjavore në 11 qarqe të vendit: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Kolonjë, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë. atsh