Bashkia e Fierit ka vijuar ndërhyrjet në pastrimin e kanaleve kulluese, të cilat në shumë raste kishin kthyer tokat bujqësore përreth në ineficiente pikërisht për shkak të moskullimit të tyre. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla ndau sot pamje nga punimet që po kryhen në zonën e Kallmit. “Në këto ditë të nxehta gushti vijon puna për rehabilitimin dhe pastrimin e kanaleve të vaditjes në Kallm, të cilët iu vijnë në ndihmë fermerëve të zonës për ujitjen e tokave bujqësore”, tha Balla. Prej dekadash këto kanale jo vetëm nuk kanë funksionuar, por për më tepër janë kthyer në problem madhor për të gjithë zonën. Për këtë arsye hektarë të tërë tokash bujqësore kanë humbur bonitetin e tyre dhe janë kthyer në ineficiente pikërisht për shkak të moskullimit të tyre dhe përmbytjeve masive e të vazhdueshme nga lumi Vjosë. Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në fshatrat e bashkisë së Fierit ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore, po të kemi parasysh se me ndarjen e re territoriale rreth 50 % e gjithë territorit të bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore.
Në Fier, rehabilitohen kanalet kulluese
RELATED ARTICLES