Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTNdryshon lista e Kombëtares U-21

Ndryshon lista e Kombëtares U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 nis nga kjo e shtunë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve që janë në program për muajin shtator, atë ndaj Armenisë në transfertë më 8 shtator, dhe ndaj Rumanisë në ‘Elbasan Arena’ më 12 shtator, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2025. Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi shpalli tre ditë më parë edhe listën me 23 emrat e lojtarëve të thirrur për këto dy sfida të rëndësishme, të cilët do t’i zhvillojnë përgatitjet e tyre në Stamboll të Turqisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se, skuadrës do t’i bashkohen edhe dy futbollistë të tjerë, Elmando Gjini dhe Rei Pecani, në mënyrë që trajneri Bushi të ketë në dispozicion një grup të plotë. Gjithashtu, bëhet me dije se me ekipin nuk do të udhëtojë mesfushori Leandro Frroku për shkak të një dëmtimi. Ndër të tjera, Departamenti i Komunikimit në FSHF shton se tre prej futbollistëve të ekipit kombëtar U-21, Enis Asani, Arlind Rexhepi dhe Edon Pruti nuk janë pajisur ende me pasaporta shqiptare, çka mund të shtyjë edhe debutimin e tyre në radhët e Kombëtares U-21. Ndeshja e parë e Shqipërisë U-21 do të jetë ajo kundër Armenisë më 8 shtator, në ora 19:00, ndërsa takimi tjetër do të jetë ai kundër Rumanisë në ‘Elbasan Arena’, më 12 shtator në ora 18:30.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments