Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja deklaroi sot se, ndryshimet dhe risitë që pritet të ndodhin së shpejti, sa i përket Kodit Rrugor, janë në interes të qytetarëve, ku shmangen burokracitë, pritjet në radhë dhe pagesat e panevojshme. Gjatë një interviste në medie, Gonxhja u shpreh se, një nga ndryshimet që pritet të marrin miratimin e nevojshëm është rritja e afatit të rinovimit të patentës, i cili bëhet çdo 15 vjet, në krahasim me 10 vjet që është aktualisht, ndërsa ndryshime priten edhe për personat mbi 50 vjeç, të cilët deri më sot rinovimin e patentës e kanë bërë çdo pesë vite. “Rinovimi është jetik sepse një numër shumë i madh qytetarësh, sidomos të moshuarit, stresoheshin me raporte, me vajtje – ardhje. Ne sot jemi me mbi 1.1 milion drejtues mjetesh. Kemi shumë që janë mbi 50 vjeç. Po t’i bashkosh të gjitha risitë që kanë të bëjnë më rinovimin e dokumentacionit, me mosardhjen në sportelet e DPSHTRR-së, që është një pafundësi kursimi për qytetarët në kuptimin monetar, është rreth 80 mijë në vit praktika, procedurë që anulohen në rast se ne kalojmë këto amendime”, tha ai. Risi do të ketë edhe për drejtuesit e rinj, për fuqinë motorike të mjeteve, për personat që sapo kanë marrë një automjet në dy vitet e para të marrjes së patentës, etj. “Aty ka edhe risi të tjera, për një kujdes më të madh për drejtuesit e rinj, për fuqinë motorike të mjeteve, kur sapo blen një mjet me patentë të sapo marrë në dy vitet e para. Ka disa ndryshime që kanë të bëjnë me veshjen në përdorimin e motoçikletave. Imagjinoni një masë e madhe njerëzish që nuk vijnë më nëpër sportele, por trajtohen si qytetarët e Bashkimit Evropian”, deklaroi Gonxhja. Sa i përket targave të privilegjuara, Gonxhja tha se, që nga momenti i aplikimit janë marrë 7 milionë euro nga shitja e tyre, ndërsa bëri me dije se, së shpejti në shkurt pritet të hyjnë në fuqi targat e personalizuara. Ai deklaroi se, do të ketë një komitet censure për këto targa, ndërsa tha se, do të përbëhet nga një kombinim germash dhe numrash. Ndër të tjera, Gonxhja foli dhe për njohjen e patentave ndërkombëtarisht, pasi po punohet për njohjen reciproke me Spanjën, Zvicrën dhe Anglinë. ATSH
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on