Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENdriçim Xhepa ,aktori i mbi 40 roleve

Ndriçim Xhepa ,aktori i mbi 40 roleve

Aktori shqiptar Ndriçim Xhepa feston sot 66-vjetorin e lindjes së tij. Ai ka ka dhënë një kontribut mjaft të vyer në kinematografinë shqiptare me interpretimet e tij në filma të ndryshëm. Ndriçim Xhepa, i lindur në 21 janar 1957, është i biri i aktores Margarita Xhepa. Ai mbaroi studimet për aktrim në Akademinë e Arteve dhe filloi punë në Teatrin Kombëtar, ku ka realizuar mbi 40 role. Ndërsa në kinematografi, ku dhe njohja nga publiku i thjeshtë është edhe më e madhe, Xhepa ka interpretuar në dhjetëra filma, ndër të cilët kujtojmë “Shokët”, “Kohë e largët”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Duaje emrin tënd”, “Hijet që mbetën pas”, “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”, “Unë e dua Erën”, “I dashur Armik”, e shumë të tjerë. Ai është shpallur tri herë fitues i Kupës për “Aktorin më të mirë” në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000 dhe dy herë fitues i çmimit “Aleksandër Moisiu” për “Aktorin më të mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit me 1986 dhe 1995. Xhepa mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments