Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALENdotja akustike, tjetër ndërhyrje e Policisë së Sarandës

Ndotja akustike, tjetër ndërhyrje e Policisë së Sarandës

Komisariati i Sarandës, në varësi të Policisë Vlorë, këtë të hënë ka goditur një tjetër rast të ndotjes akustike. Sipas njoftimit të publikuar nga Policia e Vlorës, mësohet se menaxheri i subjektit privat ku u evidentua mbajtja e muzikës pas orarit të lejuar, nuk i është bindur urdhrit të Policisë. Për pasojë, Policia ka sekuestruar materialet që shkaktonin ndotje akustike dhe ka proceduar penalisht 53-vjeçarin, administrator të biznesit. “Gjatë kontrolleve, në një lokal në Sarandë, është konstatuar muzikë e lartë pas orarit të lejuar dhe administratori i këtij lokali, shtetasi K. I., 53 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndërprerë muzikën që përbënte shqetësim për qytetarët. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. I., 53 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Pajisjet që gjeneronin muzikën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia e Vlorës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit u bën apel të gjithë administratorëve dhe pronarëve të lokaleve apo hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat e parashikuara për ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të paligjshmërive në këtë fushë, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ