Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARENdihma e BE-së për Ukrainën arrin në 156 miliardë euro

Ndihma e BE-së për Ukrainën arrin në 156 miliardë euro

Premtimet për ndihmën evropiane për Ukrainën kanë arritur në 156 miliardë euro (167 miliardë dollarë), sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore (Ifw). “Shuma është dy herë më e lartë se ndihma e premtuar nga SHBA-ja, që arrin në më pak se 70 miliardë euro”, raportoi IfW i Gjermanisë. Instituti përfshin në shifrat evropiane, fondet e premtuara nga Bashkimi Evropian, shtetet e tij anëtare dhe shtetet jo anëtare të BE-së si, Britania e Madhe dhe Norvegjia. Ukraina ka luftuar pushtimin rus në shkallë të plotë që nga shkurti i vitit 2022. “Është e jashtëzakonshme se sa shpejt Evropa ka kaluar në një program të përhershëm, shumëvjeçar të mbështetjes për Ukrainën”, tha Christoph Trebesch, udhëheqësi i ekipit të “Ifw”, përgjegjës për mbështetjen për Ukrainën. “SHBA-ja tani ka mbetur shumë prapa, duke mos bërë asnjë premtim të ri të rëndësishëm në muajt e fundit”, tha Ifw. Vetëm një paketë e re e ndihmës së BE-së përfshin 50 miliardë euro për vitet 2023 deri në 2027. Premtime të tjera për mbështetje shumëvjeçare përfshijnë një paketë ushtarake gjermane me vlerë 10,5 miliardë euro për vitet 2024-2027. Përveç kësaj, IfW përmendi programet shumëvjeçare të ndihmës nga Norvegjia, Danimarka, Britania e Madhe, Zvicra, Suedia, Portugalia dhe Lituania.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ