Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, priti sot në një takim drejtorin e përgjithshëm të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore të Maqedonisë, Ejup Rustemi. Sipas Berberit gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me Korridorin e 8-të, zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe pikëtakimin e ri kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërtimi i segmentit Qafë Thanë-Strugë, po ashtu, vuri në dukje kreu i ARRSH-së ishte në fokus, ndërsa informoi se tashmë ka filluar puna në lotin e parë të tij. “Ky projekt ka rëndësi për përforcimin e vendeve tona me anë të aksesimit më të shpejtë, lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, lehtësimin e shërbimeve dhe mallrave duke i dhënë zhvillim thelbësor ekonomisë së të dyja vendeve”, tha Berberi.https://ata.gov.al/2022/12/16/berberi-takon-homologun-maqedonas-ndertimi-i-segmentit-qafe-thane-struge-lehtesim-i-sherbimeve-dhe-mallrave/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on