Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shtimin e fondit për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se vlera shtesë e shpronësimit prej 433 728 lekësh përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në total vlera për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i rrugës së Qukës-Qafë Plloçë llogaritet 16 096 175 lekë. Rruga Qukës – Qafë-Plloçë është pjesë e Korridorit VIII. Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit pasi bashkon Korçën me Tiranën, duke lidhur motorin kryesor të zhvillimit të vendit me polin lindor zhvillimor të saj.https://ata.gov.al/2022/08/25/ndertimi-i-rruges-qukes-qafe-plloce-16-milione-leke-per-shpronesimet/