Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot domosdoshmëri ndërkombëtarizimin e gjithë sistemit universitar. Në Kongresin Kombëtar të Arsimit, Rama tha se “shpresojmë shumë që përmes lobimit politik, pra BE dhe Komisionit Europian duke përfituar edhe nga pozicioni i ri që kemi si një vend që po negocion bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të bindim Bashkimin Europian që ta përfshijë edhe sistemin universitar të vendeve tona në sistemin universitar evropian. “Kjo për t’i krijuar mundësi edhe universiteteve tona të hyjnë në sistemin universitar europian ku pastaj sinergjitë mes universiteteve dhe bashkimi i programeve, ndërveprimi mes studentëve dhe pedagogëve, njehsimi i diplomave, mundësia që ti të studiosh në Shkodër apo Vlorë, por të marrësh një diplomë që është europiane falë kësaj sinergjie, është shumë e thjeshtë dhe mbi të gjitha është një proces i mbështetur financiarisht, masivisht nga BE”, tha ai. Kryeministri shtoi se “ne kemi bërë shumë përpjekje për ta fuqizuar dimensionin ndërkombëtar të universiteteve dhe sot më vjen mirë të them se jemi në kushtet kur kemi 41 marrëveshje me universitete prestigjioze ndërkombëtare dhe ndërkohë që janë proces 175 marrëveshje të nënshkruara që do të thotë marrëveshje për t’iu dhënë mundësi studentëve tanë këtu në Shqipëri që të hyjnë në procese të cilat brenda për brenda vendit sjellin cilësinë më të mirë të arsimit nga jashtë vendit”. “Ndërkohë kjo është një fazë tranzicioni për të arritur për të pasur diplomën e huaj këtu në Shqipëri, që do të thotë, për t’iu thënë vajzave dhe djemve që përfundojnë me rezultate të shkëlqyera dhe që mendimin e parë e kanë për të shkuar jashtë shtetit, për të studiuar në një universitet cilësor, që këtë gjë mund ta bëjnë edhe këtu pa u larguar nga shtëpia duke përfituar nga fakti se universiteti cilësor nga një vend i Bashkimit Europian është këtu dhe nga ana tjetër është e domosdoshme që ne te kuptojmë se nuk mund të vazhdojmë me një sistem universitetesh ku të gjithë duan t’i bëjnë të gjitha dhe kemi nevojë për një reformë të guximshme, të domosdoshme, jetike të transformimit të një pjese në kolegje profesionale”, tha Rama. Kryeministri tha se “me universitetin kemi bërë hapa të rëndësishëm, por të pamjaftueshëm”. “Përsëri po të kthehemi për një moment nga jemi nisur, është sot dita me natën. Besoj të gjithë i kujtoni universitetet fantazmë që shisnin diploma, besoj të gjithë i kujtoni radhët e tmerrshme, kaotike për të hyrë në universitet, besoj të gjithë e kujtoni se siç ndodhte me mësuesit ndodhte edhe me ata që donin të hynin në universitet, merita nuk ishte e gjitha. Lidhjet partiake, lidhjet shoqërore, lidhjet korruptive përcaktonin shumë në radhët e futjes në universitet të nxënësve, sot kjo nuk ndodh më”, u shpreh Rama. Sipas tij, “nuk ka shans që fëmija i një ministri, i një deputeti apo një të pasuri të kapërceje radhën dhe t’i zërë vendin fëmijës së një bariu që mund të jetë në mal duke kullotur dhentë, sepse i gjithë procesi është i digjitalizuar”. “Njësoj si portali dhe në të gjithë procesin, rëndësi ka rezultati dhe rezultati është aty, i lexueshëm për të gjithë dhe në çdo ndërhyrje në atë platformë lë gjurmë dhe prandaj nuk ka të tilla. Ashtu sikundër është një proces që dikur karakterizohej nga lumenj përmbytës ankesash, sot nuk ka asnjë ankesë për padrejtësi. Natyrisht edhe ai proces ka nevojë për përmirësime të tjera të cilat janë diskutuar dhe ne po i bëjmë hap pas hapi”, shtoi ai. Edhe për arsimin profesional, Rama theksoi se janë bërë hapa të rëndësishëm, por të pamjaftueshëm. “Krijimi kolegjeve profesionale është një objektiv themelor që duhet ta ndjekim dhe duhet ta plotësojmë”, tha ai. Ndërkohë kryeministri e cilësoi digjitalizimin si një proces themelor të procesit të edukimit për të krijuar kushte për një punësim cilësor dhe me të ardhura shumë më të larta. “Sot kemi filluar me 100 laboratorët Smart dhe duam që brenda mandatit këta laboratorë t’i shtrijmë gjerësisht në Shqipëri për t’ju dhënë mundësi fëmijëve që nga klasa e parë të hyjnë në botën e teknologjisë dhe sipas llogarive të bëra dhe sipas praktikave të studiuara futja e fëmijëve që në klasë të parë edhe në mësimin e teknologjisë dhe marrja e këtij mësimi me kurrikulat përkatëse të standardeve më të mira europiane, siç janë ato që janë futur sot në 100 shkollat e para, bën që në fund të klasës së nëntë, sado e pabesueshme që duket, fëmija të ketë aftësitë e një koduesi të mirëfilltë dhe pasja e një koduesi të mirëfilltë do të thotë aftësi për t’u punësuar paralelisht në vazhdimin e mësimit. Kam takuar nxënës shkollash të mesme, të cilët aktualisht punojnë në shtete të ndryshme, duke vazhduar të studiojnë në shkolla të mesme këtu në Shqipëri”, tha ai. “Në Shënavlash banonte një nga vajzat që kam takuar dhe që prej moshës 11 vjeç ajo mbante tërë shtëpinë duke qenë një nxënëse e shkëlqyer në gjimnaz. Si? Duke zotëruar njohuritë e kodimit dhe duke hyrë në tregun e madh online që ka të ardhura shumë më të larta se të ardhurat e zakonshme”, shtoi ai. “Nëse duam që Shqipëria të kalojë në një nivel tjetër në pikëpamje të punësimit për të rinjtë dhe në pikëpamje të pagave për të rinjtë, për t’i bërë ato edhe më atraktive sesa pagat e një pune të zakonshme në vende të tjera dhe në Shqipëri po e po, kjo është rruga dhe ne do të bëjmë çmos për ta thelluar këtë rrugë. Mirësia e madhe e teknologjisë për vendet që janë në zhvillim, është se vendet që janë në zhvillim mund të bëjnë kapërcime epokale në një kohë të shkurtër sepse nuk kanë makineri të mëdha për t’i lëvizur në një drejtim tjetër nga pikëpamja burokratike. Nga ana tjetër, mundësia që jep teknologjia është e tillë që vendet në zhvillim mund të krijojnë burime njerëzore të afta për ta çuar vetë vendin në një nivel tjetër”, tha Rama. Kryeministri shtoi se më parë prindi ishte tërësisht i përjashtuar nga sistemi, ndërsa sot shkollat qendra komunitare janë shtrirë në gjithë Shqipërinë. Sipas tij, “fryma e një komuniteti ku mësuesi është në qendër, jo politika dhe ku prindi është pjesë, është përhapur dhe po forcohet dita – ditës”. Duke u ndalur te infrastruktura arsimore, Rama tha se ajo nuk ka asnjë të krahasuar me më parë. “Nëse sot ne jemi në kushtet kur mund të nisim lëvizjen e madhe sportive në shkolla, kjo vjen si rezultat i faktit se kemi infrastrukturë arsimore, me qindra e qindra palestra. Nuk e kishim! Më tha bukur një drejtor shkolle në një nga zonat e rindërtimit: ‘Kishim një shkollë pa banjo, sot shkolla ka më shumë banjo se gjithë fshati’”, vijoi ai. Kryeministri shtoi se lëvizja sportive do të fillojë dhe nuk do të ndalet më, ashtu sikundër edhe programi i arteve dhe zejeve në shkollë do të fillojë dhe nuk do të ndalet më, sepse krahasimisht ose përkrah me teknologjinë dhe me digjitalizimin na duhet të fusim edhe këto aktivitet që janë aktivitete të shoqërizimit të njerëzve.http://ata.gov.al/2022/09/12/rama-nderkombetarizimi-i-gjithe-sistemit-universitar-nje-domosdoshmeri/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on