Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARENdal dritat publike mes krizës energjetike

Ndal dritat publike mes krizës energjetike

Rajoni Wallonia i Belgjikës këtë javë ka filluar të ndal dritat në autostrada për të kursyer energji. Sipas transmetuesit belg ‘RTL’, ministri për Energjinë, Lëvizshmërinë dhe Infrastrukturën e rajonit Wallonia, Philippe Henry, urdhëroi nga sot të ndalen dritat në autostradën E40 në lindje të rajonit. Dritat po ashtu do të ndalen në pjesën qendrore të rajonit, ndërsa nga e mërkura programi do të vazhdojë në pjesën perëndimore të rajonit. Dritat në autostrada gjatë tre muajve të ardhshëm do të ndalen nga ora 22:00 në mbrëmje deri në orën 05:00 të mëngjesit, me përjashtim të zonave në ndërtim ose me rrezik të lartë për aksidente. “Po jetojmë kohë të vështira. Ndikimi i krizës aktuale mund të zbutet duke reduktuar konsumin e energjisë”, tha Henry për gazetarët. Qeveria e rajonit Wallonia synon të kursejë rreth 400 mijë euro me ndaljen e dritave në autostrada gjatë natës. Lëvizja është pjesë e planit ‘Lumieres Plan 4.0’ (Plani i dritave 4.0), që synon të rinovojë ndriçimin publik në rajon duke kaluar në zgjidhje teknike më pak të kushtueshme dhe më të përshtatshme. Rajoni Flanders tashmë ka filluar me zbatimin e masave të ngjashme, me të cilat synohet të kursejnë rreth 2 miliardë euro në vit, respektivisht duke ndal dritat në shumicën e autostradave dhe duke kaluar në një sistem sensor që ndriçon rrugët kur nevojitet. Sot, Këshilli Bashkiak i Brukselit po ashtu vendosi të reduktojë më tej shpenzimet e tij të energjisë, duke ndalur dritat gjatë natës rreth qendrës historike ‘Grand Place’ dhe në monumentet në qendër të qytetit.https://ata.gov.al/2022/09/21/bruksel-belgjika-ndal-dritat-publike-mes-krizes-energjetike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ