Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARENavalnaya: Do të vazhdoj punën e nisur nga Alexei

Navalnaya: Do të vazhdoj punën e nisur nga Alexei

Yulia Navalnaya, bashkëshortja e opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalny, ka bërë një apel publik ku denoncon se ”bashkëshorti i saj u vra nga presidenti Vladimir Putin” dhe njofton se ”do të vazhdojë punën e bashkëshortit i cili vdiq në burg të premten e kaluar”, sipas corriere.it. ”Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalny. Vazhdoni të luftoni për vendin tonë. Qëndroni pranë meje. Të ndajmë jo vetëm zinë dhe dhimbjen e pakufishme që na mbështjell, por edhe zemërimin tonë. Zemërim ndaj atyre që guxuan të vrasin të ardhmen tonë”, thuhet në mesazhin e publikuar në Instagram.

Navalnaya gjithashtu vuri në dukje se ajo e di “saktësisht pse Putini vrau Alexein” dhe se ndihmësit e saj do ta bëjnë të ditur në të ardhmen e afërt. E veja e kundërshtarit rus denoncoi vdekjen e të shoqit nga helmimi. Ajo akuzoi autoritetet ruse se kanë fshehur trupin e tij, duke pritur që gjurmët e agjentit nervor të zhduken nga kufoma. Yulia Navalnaya ishte sot në Bruksel për të takuar ministrat e Jashtëm të BE-së. Navalny ishte helmuar edhe më 20 gusht 2020 gjatë një udhëtimi në Siberi dhe mbështetësit e tij denoncuan përdorimin e Novichockut nga autoritetet ruse

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ