Sunday, April 28, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENATO nis manovrat ushtarake në veriun e largët

NATO nis manovrat ushtarake në veriun e largët

Rreth 20 000 ushtarë nga 13 vende të ndryshme kanë filluar manovrat ushtarake në veriun e largët të Evropës për t’u mbrojtur kundër një sulmi hipotetik në territorin e NATO-s. Këto manovra përfshijnë edhe Finlandën dhe Suedinë, vende të cilat iu bashkuan aleancës pas sulmit rus në Ukrainë. ”Rreth 1 500 burra dhe gra nga forcat e armatosura gjermane po marrin pjesë në manovrën ‘Nordic Response 2024’, duke përfshirë 700 ushtarë alpinë”, deklaroi Bundeswehr.

Shtetet e NATO-s po vendosin një gamë të gjerë sistemesh armësh për stërvitjen duke përfshirë 100 avionë dhe forca detare me fregata dhe nëndetëse. Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka udhëtuar drejt Altës për fillimin e pjesës aktive të manovrës, e cila filloi në mesnatë. Një ditë më parë ai kishte vizituar një stacion ushtarak norvegjez, në kufirin me Rusinë, dhe kishte ofruar të forconte praninë e Bundeswehr-it në veriun e largët nordik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments