Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen sot jozyrtarisht në Oslo për të diskutuar shpenzimet për mbrojtjen dhe për marrëdhëniet e ardhshme të aleancës me Ukrainën. “Çdo sulm i ri rus me dronë dhe raketa vetëm sa do të na bëjë të mbështesim edhe më shumë ukrainasit në vetëmbrojtjen e tyre”, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock përpara bisedimeve. Mbledhja është një tjetër hap në koreografinë diplomatike përpara samitit të liderëve të NATO-s në Vilnius, e planifikuar për më 11-12 korrik, që synon të nxisë marrëveshjen se si të forcohen lidhjet me anëtaren aspirante Ukrainën. NATO ka shfaqur unitet përballë agresionit rus kundër Ukrainës, por ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për t’i dhënë vendit të pushtuar një rrugë drejt pranimit. ”Aleanca duhet të rrisë ndihmën humanitare dhe gjithashtu ushtarake për Ukrainën”, tha ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt përpara takimit të sotëm duke anashkaluar çështjen. Vështirësi paraqesin edhe trazirat e fundit në Kosovë. NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë për të mbështetur 3 800 trupat tashmë në vend, pasi 30 trupa të forcave mbrojtëse u plagosën në përleshjet me militantët serbë. Një çështje tjetër që zvarritet është pranimi i Suedisë në aleancën 31-anëtarëshe, pasi bëri një kthesë historike drejt NATO-s, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ndërsa Hungaria dhe Turqia vazhdojnë të bllokojnë ofertën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, Stokholmi shpreson se ligjet e reja kundër terrorizmit, të miratuara së fundmi, do të qetësojnë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i rizgjedhur të dielën. Huitfeldt i kërkoi Turqisë dhe Hungarisë të avancojnë çështjen. atsh
NATO diskuton marrëdhëniet me Ukrainën dhe shpenzimet për mbrojtjen
Recent Comments
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on