Vendet anëtare të NATO-s kanë filluar të ofrojnë ndihmë urgjente për Slloveninë e goditur nga përmbytjet, njoftoi aleanca. Gjatë një bisede telefonike me Kryeministrin slloven Robert Golob, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu ngushëllimet e tij dhe solidaritetin e fortë të NATO-s me Slloveninë, thuhet në deklaratë. “Përshëndes faktin që aleatët e NATO-s u ngritën menjëherë me oferta mbështetjeje, duke përfshirë helikopterë, ura modulare, ekskavatorë dhe ekspertizë inxhinierike”, tha Stoltenberg. Përmbytjet e rënda të fundjavës kanë prekur dy të tretat e vendit, duke marrë të paktën gjashtë jetë njerëzish dhe duke lënë qindra të pastrehë. Me kërkesën e Sllovenisë për ndihmë nëpërmjet Qendrës së Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive Euro-Atlantike të NATO-s (EADRCC) pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet rekord javën e kaluar, Spanja ofroi një helikopter CH-47 me deri në 25 pjesëtarë, duke përfshirë një ekuipazh dhe staf mbështetës. Aleatët e NATO-s po ofrojnë gjithashtu mbështetje përmes Bashkimit Evropian. Bullgaria, Kroacia, Gjermania dhe Franca kanë ofruar mbështetje duke përfshirë helikopterë, ekskavatorë, ura të parafabrikuara dhe ekipe inxhinierike. Gjithashtu edhe SHBA-të kanë dislokuar stafin e saj në kryeqytetin Lubjanë për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar nevojat urgjente humanitare.
NATO dërgon ndihma në Slloveni pas përmbytjeve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on