Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARENATO dënon përpjekjen e Phenianit për satelitin spiun

NATO dënon përpjekjen e Phenianit për satelitin spiun

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar përpjekjen e Koresë së Veriut për të lëshuar satelitin ushtarak duke përdorur teknologjinë e raketës balistike. Në një deklaratë me shkrim, Stoltenberg theksoi se dënon ashpër këtë përpjekje, duke shtuar se “kjo rrit tensionin, përbën rreziqe serioze për sigurinë e rajonit dhe përtej tij”. Ai shtoi se kjo po ashtu shkel hapur rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB). “NATO i bën thirrje Koresë së Veriut të ndalë këto veprime provokuese dhe të rikthehet në dialog për të siguruar paqen e qëndrueshme dhe pastrimin e plotë nga armët bërthamore në mënyrë të plotë dhe të verifikueshme të Gadishullit Korean. Ne jemi bashkë me partnerët tanë të ngushtë në rajon, Republikën e Koresë dhe Japoninë” thuhet në deklaratë. Lëshimi i satelitit që Koreja e Veriut kreu në orët e mëngjesit u njoftua se ka dështuar për shkak të një problemi në sistemin e raketës transportuese. Ky lëshim është testimi i 6-të i dështuar i Koresë së Veriut për lëshimin e satelitit që nga viti 2016. Qeveria e Phenianit kishte njoftuar Japoninë dhe Organizatën Ndërkombëtare të Detarisë se në periudhën 31 maj – 11 qershor do të kryente lëshimin e satelitit. Këshilli i Sigurimit të OKB-së në kuadër të sanksioneve që zbaton për shkak të programit të armëve bërthamore, ia ka ndaluar Koresë së Veriut që të kryejë lëshime me teknologjinë e raketës së drejtuar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ