Friday, November 22, 2024
HomeMJEDIS“National Geographic”: Shqipëria duhet të jetë arratisja juaj mesdhetare e radhës

“National Geographic”: Shqipëria duhet të jetë arratisja juaj mesdhetare e radhës

Vlora, qyteti i tretë më i madh në Shqipëri, ka shumë për të ofruar. Zbuloni plazhet e tij të mrekullueshme, historinë spektakolare dhe kompleksin e ri të Marinës, shkruan Joseph Reaney në një artikull të botuar në “National Geographic”. E rrethuar nga ujërat blu dhe peizazhi i gjelbër, me detin Adriatik të pabesueshëm të kaltër në njërën anë dhe Malet e Vetëtimës të mbështjellë me pisha nga ana tjetër, Vlora ka magjepsur vizitorët vendas që nga ditët e Homerit. Por vetëm tani – pasi Shqipëria po bëhet një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë – më në fund po fiton një vëmendje më të gjerë. Me motin e saj të mrekullueshëm, brigjet e gjata me rërë, historinë e lashtë dhe atraksionet e reja emocionuese – duke përfshirë projektin modern bregdetar që po ndërtohet -Vlora ka të gjithë elementët e nevojshëm për t’u bërë arratisja tjetër e madhe mesdhetare.Ju mund ta shijoni “Mesdheun” në Vlorë. Rendi i ditës këtu janë ushqimet e detit, me çdo gjë, nga levreku dhe barbuni e deri te kallamari dhe sepjet në menu, të cilat më së miri shërbehen me limoni ose pak hudhër. Mund të shijohen edhe ushqime të tjera shqiptare dhe ballkanike, si byreku, mishi i pjekur në skarë, qofte dhe tavë kosi. Mos humbisni djathin kaçkavall, i cili është i pëlqyer nga vizitorët (djathë kaçkavall tradicional gjysëm i fortë shqiptar), dhe, si ëmbëlsirë – bakllavanë e shijshme. Shoqëroni ushqimin tuaj me një gotë verë, raki (një pije alkoolike tradicionale e prodhuar në Shqipëri) apo edhe një dhallë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments