Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMINafta për Bujqësinë, AZHBR: Deri tani, 50 mijë aplikime

Nafta për Bujqësinë, AZHBR: Deri tani, 50 mijë aplikime

50 mijë fermerë kanë aplikuar deri tani, që nga dita e hapjes së thirrjes më 20 mars, për masën e mbështetjes me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se qëllimi i kësaj mase është lehtësimi i kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit. Sipas AZHBR-së, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre. Skema e mbështetjes për naftë falas, vijon për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë. Aplikimet kryhen on-line përmes portalit e-Albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… ose pranë Agropikave dhe zyrave të ekstensionit bujqësor deri në datë 11 prill. Mbështetja me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, është masa 9 e Skemës Kombëtare 2023, ndërkohë që përfitues të Skemës do të jenë fermerë të serrave, vreshtave, blegtorët, bletarët, peshkatarët dhe atyre që aplikojnë për certifikimet Global Gap dhe Organike. Skema Kombëtare e këtij viti përfshin edhe grante për investime në asete fikse, për ndërtimin e tregjeve bujqësore dhe të kafshëve të gjalla dhe thertoret si dhe masën për trajnime në bujqësi. Fermerët aplikojnë për masën e mbështetjes me naftë dhe njërën nga 9 masat e Skemës Kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ