“Muzika, jeta jonë” ishte koncerti i mbajtur mbrëmë në Sallën e Koncerteve “ Tonin Harapi”, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”. Ky koncert i cili pati edhe mbështetjen e Bashkisë Tiranë, u zhvillua me rastin e Ditës Botërore të Muzikës. Në këtë edicion të 2023, në program ishin vepra të kompozitorëve të huaj si Mozart, Pergolezi e Vivaldi, por edhe pjesa për violinë “Perpetum mobile” e kompozitorit të shquar shqiptar, Pjetër Gaci. Koncerti me drejtor artistic prof. dr. Isak Shehun, u dirigjua nga Bujar Alliu. Një prej interpretuesve ishte pianisti i ri Dario Konçi, i cili pak kohë më parë u shpall fitues i kupës “Junior talent” në Edicionin XIV të Konkursit Ndërkombëtar “Tirana Talent”. Koncerti “Muzika, jeta jonë”, fotot Agim Dobi. atsh