Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, bëri të ditur planet për themelimin e një kompanie të re, xAI, me synimin për të kuptuar natyrën e vërtetë të universit, transmeton Anadolu. Kompania njoftoi në faqen e internetit se njerëzit mund të njoftohen me ekipin e saj dhe të bëjnë pyetje në një bisedë në Twitter Spaces që do të mbahet të premten. “Ne kemi punuar më parë në DeepMind, OpenAI, Google Research, Microsoft Research, Tesla dhe Universitetin e Torontos”, tha ekipi. Ata shtuan se kanë udhëhequr zhvillimin e disa prej përparimeve më të mëdha në këtë fushë, duke përfshirë AlphaStar, AlphaCode, Inception, Minerva, GPT-3.5 dhe GPT-4. Në mars, Musk dhe një numër i madh ekspertësh të teknologjisë me anë të një letre të hapur kërkuan pauzë për eksperimente me sistemet e inteligjencës artificiale (AI), duke përmendur rreziqet për shoqërinë dhe njerëzimin. Musk po ashtu është CEO i prodhuesit amerikan të anijeve kozmike dhe kompanisë së komunikimeve satelitore SpaceX dhe prodhuesit të makinave elektrike Tesla. atsh
Musk themelon një kompani për të kuptuar natyrën e universit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on