Monday, March 17, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMusk heq nga ndërtesa e kompanisë logon “X” të rrjetit social 

Musk heq nga ndërtesa e kompanisë logon “X” të rrjetit social 

Struktura e ndritshme me simbolin “X” e vendosur mbi ndërtesën e selisë së Twitter-it të riemëruar tashmë “X”, u hoq vullnetarisht nga kompania, pas paralajmërimit të inspektorëve të ndërtesave në San Francisko, se do e largonin ata nëse një gjë e tillë nuk do bëhej prej kompanisë. Simboli i rrjetit social të Elon Musk u hoq rreth tre ditë pasi ishte instaluar. Logoja “X” kishte një ndriçim tepër të lartë gjatë natës, gjë që irritoi banorët e zonës, të cilët iu ankuan autoriteteve. Zyrtarët e qytetit thanë se kishin hapur një ankesë dhe po hetonin instalimin e tabelave. Sipas tyre, vendosja e një tabele në majë të një ndërtese kërkon leje për arsye projektimi dhe sigurie. Musk, prezantoi një javë më parë logon e re të platformës sociale. Ai tha se dëshiron të krijojë atë që njihet si “super aplikacion”, i quajtur “X“, i ngjashëm me apikacionin kinez WeChat që lejon përdoruesit të kryejnë funksione të shumta nga mesazhet deri te porositja e një taksie dhe pagesa e faturave. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ