Sunday, May 12, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMurati: Ekonomia e Kosovës është në rritje

Murati: Ekonomia e Kosovës është në rritje

Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaron se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar. Në një postim në rrjetet sociale, ministri shprehet se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e katërt 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%. “Në grafikun më poshtë mund të shihni edhe krahasimin e performancës ekonomike të vendit nëpër vite. Përderisa me qeveritë e kaluara për tri vjet ekonomisë i shtoheshin vetëm një miliard euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro apo mesatarisht gati një miliard në vit”, ka shkruar Murati. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri deklaroi dje se informatat e para të tremujorit të parë 2024 rreth qarkullimit të bizneseve në Kosovë, tregojnë se fuqia blerëse ka rënë nga 15%- 50%. “Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit. Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe uljen e nivelit të jetesës për qytetarët”, ka shkruar Tahiri në facebook. Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe në mungesë të investimeve të huaja, është duke e bankrotuar vendin, gjë e cila po i detyron të rinjtë t’ia mësyjnë migrimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments