Wednesday, March 26, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Much Better Adventures”: Vjeshta, koha ideale për të zbuluar Shqipërinë

“Much Better Adventures”: Vjeshta, koha ideale për të zbuluar Shqipërinë

Në verë, plazhet e Livadhit dhe Dhërmiut mbushen me turistë te shumtë. Këto plazhe ndodhen në Rivierën Shqiptare, dhe janë 12,5 milje (20 km) larg njëra-tjetrës. Në sfond dallohen malet e larta të mbushura me ullishte, të përkulura rreth vijës bregdetare jugore, shkruan në një artikull gazetari Stuart Kenny të botuar në revistën e udhëtimëve “Much Better Adventures”. Rëra e tyre idilike e bardhe vështron detin Jon, përtej Korfuzit dhe thembrës së Italisë.Në pikun e sezonit dominon jeta e natës, dhe pothuajse sipërfaqja prej 5 km e plazhit të Dhërmiut është e zënë nga turistë nga vende të ndryshme të botës. Deti i thellë blu shkëlqen nën diellin mesdhetar dhe shtëpitë e bardha, të grumbulluara në kodër. Ekziston një qetësi në shtigjet e bariut të vjetër dhe një vend sekret në limane. “Zona ka një numër të lartë vizitorësh në korrik dhe gusht, dhe frekuentohet më pak në pranverë dhe vjeshtë”, tha Ricardo Fahrig, një ekspert i zhvillimit të destinacionit dhe bashkëthemelues i operatorit turistik “Zbuloni Shqipërinë!”. I lindur dhe rritur në Gjermani, Fahrig tashmë punon dhe jeton në Tiranë, kryeqytetin shqiptar, për më shumë se një dekadë. “Kishte kaq shumë potencial të pashfrytëzuar këtu dhe kaq shumë për të bërë në një destinacion që njihej aq pak. Mua më ngeli zemra këtu”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ