Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 33 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1 qytetar në Tiranë. Sipas MSHMS-së, janë 173 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,031 që nga fillimi i epidemisë. ATA