Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 216 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Rastet e reja rezultuan në bashkitë: 7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnjë, Vlorë. Janë 141 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,661 që nga fillimi i epidemisë.