Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1285 testime, nga të cilat rezultuan pozitivë me COVID-19, 375 qytetarë. Rastet pozitive janë në këto bashki: 121 në Tiranë, 29 në Lushnjë, 16 në Durrës, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamzë, nga 9 qytetarë në Fier, Sarandë, Elbasan, nga 8 qytetarë në Kavajë, Himarë, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Divjakë, Korçë, Maliq, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Vorë, Berat, nga 4 qytetarë në Vaun e Dejës, Mallakastër, Selenicë, Kolonjë, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Shijak, Mat, Roskovec, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Belsh, Gramsh, nga 2 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Patos, Delvinë, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë-Arrëz, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Libohovë, Memaliaj, Peqin. Në gjithë vendin janë 3,689 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetare nga Fieri 73 vjeçe.https://ata.gov.al/2022/08/25/covid-19-mshms-375-te-infektuar-dhe-1-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/https:/
MSHMS: 375 të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit
RELATED ARTICLES