Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1200 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 335 qytetarë. Rastet e reja me COVID-19 janë në këto bashki: 119 në Tiranë, 28 në Shkodër, 16 në Vlorë, 15 në Fier, 14 në Durrës, 11 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Lushnjë, Devoll, nga 8 qytetarë në Krujë, Divjakë, Sarandë, 7 në Kamzë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Korçë, Berat, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mallakastër, Peqin, nga 4 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 3 qytetarë në Pukë, Vorë, Pogradec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi të Madhe, Mat, Dropull, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetar në Kukës, Lezhë, Dibër, Roskovec, Patos, Përmet, Memaliaj, Maliq, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan, Librazhd. Në gjithë vendin janë 3090 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Librazhdi 71 vjeç. Po ashtu, janë shëruar 363 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,533 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID.https://ata.gov.al/2022/08/31/covid-19-mshms-335-te-infektuar-1-humbje-jete-ne-24-ore/
MSHMS: 335 të infektuar, 1 humbje jete në 24 orë
RELATED ARTICLES