Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 389 testime për COVID-19, 23 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 55 të shëruar.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 23 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Mat, nga 1 qytetarë në Lushnjë, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë.
“Janë 594 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2”, informon Ministria.
Ministria bën të ditur se, janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,647 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.https://ata.gov.al/2022/09/25/mshms-23-te-infektuar-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit/