Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 12 të infektuar me COVID

MSHMS: 12 të infektuar me COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 288 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas MSHMS, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 9 qytetarë në Tiranë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Fier, Patos. “Janë 170 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria. “Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,881 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në një njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments