Monday, May 20, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAMPB fton qytetarët për regjistrimin

MPB fton qytetarët për regjistrimin

Shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Jeta Tela sot së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti vizituan Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri. Gjatë kësaj vizite, Tela u njoh nga afër me procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS. Sipas njoftimit të Ministrisë, të gjitha përgatitjet operacionale ishin gati dhe me këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të regjistrojnë veturat e tyre në QRA-të përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat në këtë proces i cili do të zgjas deri me datën 31 tetor të këtij viti. Gjithashtu, shefja e kabinetit, Tela gjatë kësaj vizite falënderoi të gjithë zyrtarët e angazhuar që me përkushtim po ofrojnë informacionet e nevojshme për qytetarët e interesuar. Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se fushata e informimit do të vazhdojë në mënyrë intensive gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim anë e mbanë Kosovës.http://ata.gov.al/2022/09/09/mpb-fton-qytetaret-per-regjistrimin-e-veturave-dhe-kthimin-e-targave-nga-ilegale-ne-rks/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments